Raporte

Përkeqësohet liria ekonomike në Shqipëri, – Por, mbetet ndër vendet më të lira në botë, e dyta në botë për qëndrueshmerinë e monedhës

0

“Fraser Institute” ka publikuar së fundmi raportin mbi indeksin e lirisë ekonomike në botë. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake. Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Indeksi gjithashtu e mat shkallën e lirisë ekonomike në pesë fusha kryesore që janë: Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit. Raporti thekson që në hyrje të tij se bazohet më së shumti në të dhënat e vitit 2019, prandaj nuk i përmban efektet e pandemisë në këtë renditje.

Komponentët e Indeksit të Lirisë Ekonomike

Janë në total 165 vende në renditje ku mes tyre gjendet dhe Shqipëria. Pozicioni i Shqipëisë në këtë renditje paraqitet mjaft interesant, pasi renditet në vendin e 31, mes 165 vendeve. Shohim që në këtë renditje, vendi ynë lë pas jo vetëm vendet e rajonit, por edhe disa vende të zhvilluara të Europës, i Norvegjia, Portugalia, Suedia, etj. Megjithëse qëndron mes vendeve më të lira, Shqipëria e ka humbur pozicionin që ka patur në raportin e vitit të kaluar duke rënë me 5 pozicione, nga vendi i 26-të, në vendin e 31.

Indeksi i Lirisë Ekonomike për vitin 2019

Mes fushave kryesore të lartpërmendura, le të ndalemi të indikatori i “Qëndrueshmërisë së Monedhës Vendase” (sound money). Shqipëria renditet në vend të dytë në botë mes 165 vendeve në total sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës, duke u rritur me katër pozicione nga viti i kaluar, ku ishim të renditur në vend të gjashtë. Një renditje jo shumë pozitive kemi në fushën e “Sistemit Juridik dhe të Drejtat Pronësore”, ku renditemi në vend të 75-të. Sa i përket “Shpenzimeve të Qeverisë dhe Normat e taksave”, Shqipëria renditet në vend të 24-ët, ndërsa për “Lirinë për Tregëtinë Ndërkombëtare” renditemi në vend të 44-t. Edhe në këto renditje vendi ynë kryeson duke lënë pas vendet e rajonit.

Renditja e Shqipërisë sipas fushave të studimit

Kina vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të lira ekonomike edhe për këtë vit, ndërsa vendet të cilat klasifikohen si vende jo të lira ekonomikisht janë Libia, Sudani dhe Venezuela.

Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shërbimet kapërcejnë krizën. Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritje deri në 298%

Postimi mëparshëm

“Made in Albania”, industria e rëndë i zë vendin asaj fasone, – Pas 5 vitesh, veshjet nuk janë më eksportet kryesore, rikthehen hidrokarburet dhe giza me çelikun

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.