Ekonomi

Paraja në qarkullim arrin në 2.8 mld euro! Tjetër rekord historik, rritet me 376 mln euro, ose 15.6% gjatë pandemisë

0

Indikatori i parasë në qarkullim ka prekur një rekord të ri historik në vendin tonë, thonë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kështu, treguesi që mat vetëm nivelin e monedhës vendase në qarkullim dhe asnjë valutë të huaj, duke llogaritur diferencën e parasë së emetuar nga Banka e Shqipërisë dhe sasisë së parave që gjendet akoma në arkat e institucionit, pra të gjithë sasinë e lekut shqiptar që është në qarkullim në sistem, jashtë dyerve të Bankës së Shqipërisë, ka prekur shifrën e 346 mld lekëve gjatë muajit nëntor, çka përkthehet në rreth 2.8 mld euro.

Asnjëherë më parë ky indikator nuk kishte prekur një shifër të tillë. Krahasuar me muajin tetor ndërkorë, rritja fiksohet në masën 1%, çka sinjalizon një ritëm më të shpejtë krahasuar me dy muajt parardhës, kur treguesi ishte thuajse në stanjacion.


Që prej shpërthimit të pandemisë, niveli i parasë në qarkullim në ekonominë tonë është rritur me rreth 46 miliardë lekë, ekuivalente e rreth 376 mln euro, në rritje me 15.6%. Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e politikave lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë, gjatë krizës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia, 464 mln euro taksa të munguara. Në vetëm 11 muaj, dëmi në buxhet sa 4% e PBB-së

Postimi mëparshëm

Telefonia, jemi më të shtrenjtët në rajon! Dyfishohen çmimet për 4 vite. Në Shqipëri, 6.7% mbi mesataren e BE

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *