Studime

“Paqja Pozitive”, Shqipëria e 59-ta në botë/ Raporti i “Institutit për Ekonomi dhe Paqe”: Përkeqësohemi me tre pozicione

0

“Instituti për Ekonomi dhe Paqe” (Institute for Economics & Peace) ka publikuar së fundmi Raportin Pozitiv të Paqes për vitin 2022 (Positive Peace Report 2022). Ky raport mat qëndrueshmërinë në vende të ndryshme dhe aftësinë që kanë këto vende për të mbrojtur popullatat e tyre për goditje të pafavorshme, si p.sh rëniet ekonomike, kriza politike apo fatkeqësitë natyrore. “Paqja Pozitive” nënkupton gjithashtu dhe prirjen që kanë vendet për t’u rikuperuar pas goditjeve të tilla. Raporti thekson se nivelet e të larta të “Paqes Pozitive” janë të lidhura statistikisht me rritjen më të lartë të PBB që kanë vende të caktuara si dhe nivelin e lartë të mirëqenies së tyre. Në këtë raport gjendet i pozicionuar edhe vendi ynë mes 163 shteteve të tjera të marra në analizë. Shqipëria renditet në vend të 59-të dhe klasifikohet mes vendeve që kanë një nivel të lartë të pozitivitetit. Krahasimisht me raportin e vitit të kaluar shohim se vendi ynë ka rënë me 3 pozicione.

Raporti Pozitiv i Paqes, 2022

Po në krahasim me vendet e rajonit? Në nivel rajonal Shqipëria renditet e treta. I pari është Mali i Zi, i cili renditet në vend të 52-të, ndërsa vendi i dytë në nivel rajoni është Maqedonia e Veriut, e renditur e 56-ta. Shqipëria ka lënë pas me dy pozicione Serbinë, e cila renditet në vend të 61-të. Kosova dhe Bosnje Hercegovina ndjekin në renditje Serbinë, duke u pozicionuar në vend të 77-të dhe 83-të respektivisht. Suedia kryeson këtë indeks duke u renditur e para, ndërsa në vend të fundit gjejmë të renditur vende si Somalia apo Sudani i Jugut.

Raporti Pozitiv i Paqes, 2022

Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës

Postimi mëparshëm

Rriten me 10.8% fatalitetet në vitin 2021/ Tejkalojnë edhe lindjet. Vlora dhe Berati me rritjen më lartë të vdekjeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.