Ekonomi

Pandemia vazhdon të “godasë” lëvizjet e shtetasve. Në muajin shkurt 41.5% më pak hyrje se një vit më parë

0

Pandemia COVID-19 vazhdon të ketë ndikim negativ në lëvizjet e shtetasve. Këtë tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Hyrjet e shtetasve shqiptar dhe të huaj në territorin Shqiptar në muajin shkurt të këtij viti janë 360.524, një rënie më 41.5% krahasuar më vitin 2020. Numri i shtetasve të huaj ka rënë më 30.9% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, po ashtu rënie është regjistruar dhe në daljet e shtetasve. 41,9% është rënia e daljeve të shtetasve vendas dhë të huaj nga territori jonë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2021, janë 228.953, ku rahasuar me muajin Shkurt 2020, ky numër ka rënë me 41,8%.

Gjatë dymujorit të parë të vitit 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 24,5% dhe Kosova me 9,8%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,3% dhe Anglia me 74,7%, krahasuar metë njëjtën periudhë të vitit 2020.

Për sa i përket hyrjeve sipas qëllimit, vizitat për qëllime personale janë ato që dominojnë tregojnë të dhënat. Një rënie vërehet në të gjitha kategoritë megjithatë rënien më të madhe brenda qëllimeve personale e shohim në kategorinë “vizitat turistike”. Lëvizjet për qëllime biznesi kanë regjistruar një rëne me 9.5 % nga viti i kaluar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shkurti rimëkëmb financat publike! Të ardhurat dhe shpenzimet pranë niveleve të para krizës

Postimi mëparshëm

37% e klientëve nuk e paguan ujin! Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.