SocialeUncategorized

Pandemia uli lehtë vdekjet nga vetëvrasja. Gjirokastra dhe Vlora në vend të parë

0

INSTAT ka bërë publike së fundmi statistikat për shkaqet e vdekjeve si pasojë e vetëvrasjes për vitin 2020. Në analizë është marrë periudha 2012-2020 për të bërë një krahasim të këtyre periudhave dhe për të arritur në kokluzione sa më të sakta. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar këto të dhëna për të parë se cili nga qarqet ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 10 000 banorë, kush nga grupmoshat është më shumë e prekur nga ky fenomen si edhe cila nga gjinitë është më e prekur ndër vite?

“Scan Intelligence Unit” ka kryer një analizë të shifrave, me qëllimin për të treguar se cili nga 12 qarqet për vitin 2020 është më shumë i prekur nga ky fenomen për 10 000 banorë. Raporti bazohet në numrin e popullsisë për secilin qark dhe numrin e vdekjeve si pasojë e vetëvrasjes. Shifrat sinjalizojnë se, qarku i Gjirokastrës është ai me problematiku në këtë drejtim, me gati 1.5 vetëvrasje për 10 mijë banor. Pas Gjirokastrës, renditet qarku i Vlorës, Lezhës, Fieri dhe Berati me 1 vdekje si pasojë e vetëvrasjes për 10 000 banorë. Në vendet e fundit renditet qarku i Kukësit dhe Dibrës, ku raporti në këto qarqe është posht 0.5. Tirana, edhe pse ka numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjes në rang kombëtar, renditet në 3 vendet e fundit. Kjo si pasojë e numrint të lartë të banorëve në këtë qark.

Për 2020-ën numri i vdekjeve si pasojë e vetëvrasjes është 215, një vetëvrasje më pak se në vitin 2019. Të dhënat e paraqitura në mënyrë grafike tregojnë se Tirana, Durrësi dhe Fieri janë 3 qarqet që kanë numrin më të lartë të vetëvrasjeve ndër vite. Për vitin 2020 qarku i Tiranës regjistron 38 vdekje si pasojë e vetëvrasjes, 32 për qarkun e Fierit dhe 23 për qarkun e Durrësit. Qarqet si Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra regjistrojnë numrin më të ulët të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjes.

Grupmoshat më të prekura për periudhën 2012-2020 rezultojnë të jenë: 45-49 vjeç, 50-54 vjeç si edhe 55-59 vjeç. Për vitin 2020 grupmosha që ka regjistruar numrin më të lartë të vetëvrasjeve është grupmosha 55-59 vjeç. Pas saj vijon grupmosha 50-54 vjeç dhe grupmosha 45-49 vjeç, përkatësisht 31 vetëvrasje për grupmoshën 55-59 vjeç, 29 dhe 24 vetëvrasje për 2 grupmoshat vijuese. Po të shohim vijueshmërinë nga viti 2018, vërehet se grupmoshat e përmendura më sipër kanë pasur rritje të numrit të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjeve. Për grupmoshat nën 1 vjeç, 5-9 vjeç dhe 10-14 vjeç nuk rezulton asnjë numër humbje jete si pasojë e vetëvrasjes.

Për vitin 2020, meshkujt regjistrojnë numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjeve që nga viti 2014, me 155 vdekje, ndërsa për femrat, numri i vetëvrasjeve ka pësuar rënie nga viti 2019, ku shohim se regjistrohen 60 vdekje,13 më pak e në vitin 2019. Viti në të cilin femrat regjistrojnë numrin më të lartë të vetëvrasjeve është 2016, me 94 të tilla. Nga paraqitja grafike, duket se mashkulli është më i prekur nga ky fenomen.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar

Postimi mëparshëm

Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.