Ekonomi

Pandemia ul peshën e ndërmarrjeve të huaja/ Të huaja dhë të përbashkëta zënë 3.6% të totalit, nga 4% në 2019-ën

0

Publikimi i Institutit të Statistikave mbi “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri”, përmes të dhënave tregon se është ulur numri ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në Shqipëri për vitin 2020, me 6.3% dhe kjo mund të jetë edhe rezultat i ndikimit të pandemisë. Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet e huaja të përbashkëta janë 6 035 dhe zënë 3.6% të ndërmarrjeve aktive që operojnë në territorin e Shqipërisë. Gjatë vitit 2019-të ky tregues ishte 6443 duke zënë 4% të ndërmarrjeve gjithsej. Numri i ndërmarrjeve 100% shqiptare ka pësuar rritje, me 2.9%. Nga ana tjetër nëse do të flisnim vetëm për ndërmarrjet 100% të huaja, shohim se të dhënat paraqesin rritje të tyre në numër gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019-të. Gjatë vitit 2020 regjistrohen 4 433 ndërmarrje 100% të huaja, ndërkohë që gjatë vitit 2019-të regjistroheshin 4 269 të tilla.

Në vitin 2020 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zënë mesatarisht 60,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërkohë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 8,9 % të këtyre ndërmarrjeve. Po ti analizojmë të dhënat sipas shteteve, gjatë vitit 2020, numrin më të madh të ndërmarrjeve 100% të huaja, nga shtetet e Bahkimit Europian, e rregjistron Italia, me 1 911 të tilla. Ndjek Greqia, me 238 dhe Gjermania, me 117 ndërmarrje. Sa i përket vendeve të rajonit, numrin më të madh të ndërmarrjeve 100% të huaja e regjistron Kosova, me 298 të tilla, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 81 ndërmarrje. Serbia dhe Bosnje Herzegovia nuk regjitrojnë ndërmarrje 100% të tyre në territorin e Shqipërisë. Serbia regjistron 7 ndërmarrje të përbashkëta dhe Bosnjë Herzegovina rregjistron 11 ndërmarje të përbashkëta, për vititn 2020. Nga ana tjetër, për vitin 2020, në Shqipëri regjistrohen 277 ndërmarrje 100% turke dhe 73 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërmarrjet 100% të huaja kanë pësuar ulje gati në të gjitha shtetet, por në shtete si Hollanda, Turqia apo dhe Mbretëria e Bashkuar, numri i tyre ka shënuar rritje. Këto janë dhe shetet që kanë kontribuar në rritjen e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve 100% të huaja gjatë vitit 2020, krahasismisht me vitin 2019-të.

Ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta sipas shteteve, 2018-2020

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ngadalësohet rritja ekonomike/ Zbret në 6.99% në T3. Sezoni veror rriti ekonominë me vetëm 0.73%

Postimi mëparshëm

Lodrat, rekord importesh/ Muaji nëntor 2021 prek vlerën e 636 mln lekëve, ndjehet rritja e çmimeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.