Ekonomi

Pandemia në të bërit biznes. Në kryeqytet ka nxitur biznesmenët e rinj, por ka trembur të vjetrit

0

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Bashkia e Tiranës sa i përket subjekteve të reja tregojnë se pandemia nuk ka “trembur” aspak biznesmenët e rinj, por vetëm ata të vvjetrit. Kështu, shifrat zyrtare tregojnë se numri i subjekte të reja parësore gjatë tremujorit të tretë të vitit është rritur me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, nga ana tjetër ka rënë me 11% numri i subjekteve sekondare. Këto subjekte i referohen biznesve ekzistuese dhe zgjerimit të tyre, pra kur një subjekt zgjeron biznesin e tij nëpërmjet një tjetër nipti. Rënia e ndjeshme e numrit të subjekte të reja sekondare gjatë tremujorit të tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, tregon mjaft mirë se si pandemia ka ndikuar te bizneset ekzistuese, të paktën në kryeqytet. Në tërësi, shifra e subjektve të reja parësore të regjistruara gjatë tremujorit të tretë të vitit, është më e larta e regjistruar ndonjëherë që prej tremujorit të tretë të vitit 2016.

Te subjektet parësore ndërkohë, ato që hapen për herë të parë, vëmë re rritje krahasuar me vitin e kaluar, në thuajse çdo kategori, me përjashtim vetëm të profesioneve të lira. Subjektet e reja me më shumë rritje karahasuar me vitin e kaluar ndërkohë, sipas akvitetit, rezultojnë ato në fushën e ndërtimit, me 86%, ato të njësive të prodhimit me 53% si dhe ato të shitjeve me shumicë, 22% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Te subjektet sekondare, rënia vihet re thuajse në çdo kategori, me përjashtim të shitjeve me shumicë dhe profesioneve të lira, ndërsa është më e theksuar te njësitë e prodhimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pagat, si ka ndikuar pandemia? Paradoksi i bujqësisë, e vetmja me rënie, pasuritë e paluajtshme me rritjen më të madhe

Postimi mëparshëm

Sa taksa paguajnë shqiptarët? Sa 27.5% e PBB-së, nën mestaren e OECD, shkak edhe informaliteti

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *