Sociale

Pandemia goditi më shumë burrat sesa gratë, vdekshmëria thuajse dy herë më e lartë

0

Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave paraqet të dhëna interesante sa përket burrve dhe grave në Shqipëri duke filluar që nga popullsia, te shëndeti, arsimi, treguesit socialë e shumë të tjera. “Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës mbi treguesit e popullsisë dhe vdekshmërinë për vitin 2020. Shifrat tregojnë se popullsia e vendit po bëhet më e pakët nga viti në vit. Mosha mediane ka ardhur duke u rritur si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Gjatë vitit 2020, 36.8 ishte mosha mediane për meshkujt ndërkohë që një vit më parë ishte 36.3 duke u rritur me 0.5 vite. Ky tregues për femrat është rritur me 0.4 vite nga viti 2019 në vitn 2020.

Gjatë vitit 2020, numri i vdekjeve të burrave është 15.504 kurse i grave është 12.101 duke shënuar rritje nga viti i kaluar për të dyja gjinitë. Vdekshmëria e lartë gjatë viti 2020 patjetër që është ndikuar dhe nga pandemia, ku sipas të dhënave shohim se te meshkujt ka ndikuar më shumë. Krahasuar me vitin 2019 vdekshmëria për meshkujt gjatë vitit 2020 është 31.6% , ndërsa për femrat është 19.1%. Vdekshmëria foshnjore për vitin 2020 është rreth 10,5 vdekje për një mijë lindje për djemtë dhe 9,5 për vajzat. Po ta krahasojmë me një vit më parë ky tregues ka pësuar rënie për djemtë dhe rritje për vajzat.

Po ta analizojmë vdekshmërinë sipas sipas grupmoshave shohim se nga 0 deri në 19 vjeç norma e vdekshmërisë për të dyja gjinitë është e barabartë. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se burrat kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 84 vjeç dhe mund të shpjegohet me faktin se jetëgjatësia e burrave është më e ulët se ajo e grave.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Zayed” mund “Nënë Terezën”! Çmimet e biletave, nga 2 deri në 6 herë më të lira, për të njëjtat destinacione

Postimi mëparshëm

Rekord pikash exchange gjatë pandemisë! Gjatë 2020-ës, rritja, më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.