Ekonomi

Pandemia “godet” OJF-të. Në vitin 2020 rënie me 5,8%, numri i subjekteve të reja me rritjen më të ulët që nga viti 2012

0

Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin periodik mbi “Regjistrin e Ndërmarrjeve” në Shqipëri për vitin 2020. Në këtë publikim INSTAT pasqyron realitetin ekonomik me të dhëna mbi ndërmarrjet në vendin tonë. Nga këto të dhëna tregohet se fund të vitit 2020 numërohen 166.386 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje me 2,5 % krahasuar me vitin paraardhës, ndërkohë që kjo shifër në tre vitet e mëparshme ka qenë në rënie.

“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës te të dhënat mbi “Organizatat Jofitimprurëse” duke parë numrin e tyre në total, por edhe atyre që janë krijuar të reja në Shqipëri, që nga viti 2011 deri në vitin 2020. Nga përfundimet e paraqitura dhe në grafik shohim se viti 2020 renditet në listë nga mesi me 2 316 Organizata Jofitimprurëse. Ky është viti i parë që nga 2017-ta i cili regjistron numrin më të vogël të OJF-ve. Krahasuar me vitin 2019 ky tregues është ulur me 5,8% duke marrë parasysh se kjo mund të jetë ndikuar nga dekjurajimi prej pandemisë për të hapur organizata të reja, por gjithashtu dhe nga mbyllja e atyre ekzistuese si pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Sa i përket OJF-ve të reja të krijuar në vitin 2020, por edhe në vitet e tjera shohim se viti 2020 është i treti nga fundi me 189 organizata të reja të krijuara. Në pesë vitet e fundit ky është numri më i vogël. Po të bëjmë krahasimin vjetor, gjatë vitit 2019 janë regjistruar 244 OJF të reja, pra gjatë vitit 2020 janë hapur 55 OJF më pak.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cilësia e ujit në plazhe në Shqipëri brenda direktivave të Europës, megjithatë përkeqësohen ujërat e liqeneve dhe lumenjve gjatë 2020-ës

Postimi mëparshëm

Rekord i ri për paranë jashtë sistemit! Arrin shifrën e 350.5 mld lekëve. – Gjatë pandemisë, rritja mujore mbi dyfish më e lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.