Sociale

Pagesa e papunësisë, rekord historik! Shifrat e marsit, edhe pagesat e ndihmës ekonomike në nivelin më të lartë që prej 2005-ës

0

Treguesit analitik fiskal nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se pagesat nga buxhetit i shtetit për papunësinë gjatë tremujorit të parë të vitit kanë qenë më të lartat që prej tremujorit të parë të vitit 2014, në rreth 281 milionë lekë. Vetëm për Marsin ndërkohë, me pagesat që prekin shifrën e 106 milionë lekëve, këto shpenzime kanë prekur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, të paktën që prej marsit të vitit 2005, kur edhe të dhënat janë publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Edhe shpenzimet për ndihmën ekonomike nga buxheti i shtetit në mars të këtij viti kanë prekur nivelin më të lartë historik, qw prej vitit 2006, duke prekur shifrën e 2.31 mld lekëve, në rritje me plot 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është rritja më e madhe mujore në terma vjetor që prej muajit mars të vitit 2013. Sa i përket pagesës së papunësisë ndërkohë, rritja në terma vjetor gjatë marsit të këtij viti, krahasuar me marsin e një vitit më parë regjistrohet në një rritje prej 122%, pra më shumë se dyfishim. Rritja e këtyre treguesve pranë niveleve më të larta historike duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe impaktit që ka pasur në tregun e punës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Shqipëri, pjesëmarrja e femrave në votime, 44.3%, e meshkujve, 50.1%

Postimi mëparshëm

Rekord historik importi barnash. Vaksinat nxisin një rritje vjetore me 11 mln euro gjatë marsit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.