Sociale

Më shumë përdorues të teknologjisë, – Rritet ndjeshëm përqindja e popullsisë me akses në internet gjatë vitit 2021

0

Pandemia Covid-19 ka sjellë një rikonceptim të teknologjisë së informacionit dhe situata e krijuar prej saj ka sjellë nevojën e pashmangshme për të qenë sa më afër aparateve celularë apo pajisjeve të tjera. Nga ana tjetër, nevoja për t’u informuar rreth rreziqeve të mundshme nga virusi, ka bërë që përdorimi i teknologjisë së informacionit të rritet ndjeshëm. Këtë e konfirmojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave”, të cilat tregojnë se gjatë vitit 2021 e kanë përdorur internetin 79.3% e popullsisë, nga grup-mosha 16-74 vjeç. Gjatë vitit 2020, ky tregues regjistrohej 72.2%. Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 88.3%, krahasuar me 83.3% të një viti më parë. Pra ky tregues ështe rritur me 5 pikë përqindje gjatë vitit 2021.

Sipas të dhënave, sa i përket pajisjeve kryesore që janë përdorur për të hyrë në internet, vendin e parë e mban aparati celular, i ndjekur nga laptopi. Krahasuar me vitin 2020, gjatë vitit 2021 përdorimi i aparatëve celularë është ulur me 0.1 pikë përqindje, ndërsa i laptopëve me 1.6 pikë përqindje. Kjo rënie e përdorimit të pajisjeve vjen dhe si pasojë e rihapjes së shkollave gjatë vitit 2021 dhe mbarimi i periudhës së mësimit të zhvilluar online.


Nga ana tjetër të dhënat mbi përdorimin e "e-qeverisjes", tregojnë një rritje të ndjeshme, krahasuar me vititn 2020, ku rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “Shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë”, me 4.7 pikë përqindje. Gjithashtu, një rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe shërbimet si “Marrjen e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit” dhe “Dërgimi i formularëve të plotësuar nëpërmjet internetit”.

Po si paraqiten të dhënat e anketës mbi blerjet online? Blerjet “online” janë kryer nga 21,4 % e popullsisë së grup-moshës 16 - 74 vjeç, “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej 1,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Ndër blerjet “online”, produktet dhe shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba, këpucë dhe aksesorë me 88,9 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2020 me 4,1 pikë përqindje. Rikujtojmë se, të dhënat e anketës vjetore për përdorimin e teknologjisë në familje nga individët, e publikuar nga “Agjencia Europiane e Statistikave, tregonte se vetëm 7% e shqiptarëve blinin online gjatë vitit 2019. Kjo ishtë dhe përqindja më e ulët mes shteteve të Europës.

Nëse do ta analizonim përdorimin e teknologjisë sipas gjinisë, shifrat tregojnë se përdorimi i internetit “çdo ditë ose pothuajse çdo ditë” dominohet nga burrat me 50,7 %, ndërsa përdorimi i tij “të paktën një herë në javë” dominohet nga gratë me 53,1 %. Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2021 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte për kujdes personal (kozmetikë, etj)”, “produkte për fëmijë apo lodra për ta” si dhe “produkte shtëpiake”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “të mira dhe mallra sportive”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Transporti ajror, Shqipëria me performancën më mirë në Europë / ACI: Rritje me 7.1%, Kosova ndjek në vend të dytë

Postimi mëparshëm

Sa para` na sjellin emigrantët? 364 euro për frymë, jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova është e para

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.