Uncategorized

Masat shtrënguese, ku renditet Shqipëria? Të 36-tët në botë! Mes 2 dhe 11 nëntorit, kemi shijuar “lirinë” maksimale

0

Universiteti i Oxfordit ka ngritur platformën më gjithpërfshirëse sa i përket masave shtrënguese duke vlerësuar thuajse çdo cep të botës sipas masave shtrënguese në fuqi, si dhe ecurinë e tyre ditë pas ditë, që prej shpërthimit të pandemisë. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar këto të dhëna për të kuptuar se si ka qenë ecuria e masave shtrënguese në vendin tonë që prej konfirmimit të rastit të parë. Ajo që vihet re nga shifrat dhe nga grafiku është fakti se kulmi i indeksit (nga 0-100, ku 100 tregon masa shtrënguese totale) në vendin tonë ka qenë gjatë periudhës mes 19 prillit dhe 16 majit, me një lexim në rreth 89 pikë. Aktualisht, më 3 dhjetor, ky indeks regjistrohet në 65.74 pikë. Duke parë kronologjinë e situatës, vëmë re se që nga konfirmimi i rastit të parë janë deshur të kalojnë disa ditë përpara se Shqipëria të aplikojë masa shtrënguese disi drastike. Mes 1 dhe 11 nëntorit ndërkohë, shqiptarët kanë shijuar nivelin më të lartë të lirisë që prej 12 marsit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kursimet e shqiptarëve. Me pandeminë, shifra më e lartë që prej 2012-ës, Gushti muaji me më shumë kursime

Postimi mëparshëm

Pandemia, më pak e dëmshme për “Nënë Terezën”. Rënia e tretë më e ulët në Europë në numër të fluturimesh gjatë krizës

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *