SocialeUncategorized

Maji rrit aksidentet! Në Lezhë, “rrugët e vdekjes”, qarku me më shumë viktima

0

151 persona është numri i të aksidentuarve nga aksidentet rrugore në Shqipëri për muajin Maj të këtij viti, nga 86 që ishte Majin e vitit që lamë pas. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve dhe të viktimave prej tyre po ta krahasojmë me muajin Maj të vitit 2020. Kjo rritje ndikohet më së shumti dhe nga masat kufizuese në qarkullim një vit më parë për shkak të pandemisë. Në muajin Maj janë regjistruar 120 aksidente rrugore nga 75 që ishin gjatë vitit të kaluar, duke pësuar kështu një rritje me gati 60%. Krahasimi pesëmujor, për rrjedhojë të masava të përmendura më lart dhe ai gjithashtu paraqitet me një rritje deri në masën 40%, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Maj 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Maj 2020. Në pesëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 90 persona nga 58 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të rinjtë vazhdojnë të mbeten më të papërgjegjshmit në timon tregojnë të dhënat, pasi numri më i lartë i aksidenteve gjatë muajit Maj janë kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Po të shohim numrin e aksidenteve sipas qarqeve dhe numrin e personave që kanë humbur jetën shohim se qarku i Tiranës kryeson me 48 aksidente, i ndjekur nga qarku i Lezhës dhe ai i Fierit që regjistrojnë nga 16 aksidente. Shkodra dhe Vlora kanë numrin më të vogël me nga një aksident. Sa i përket fataliteteve qarku Lezhë ka numrin më të madh edhe pse renditet i dyti për nga numri i aksidenteve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rriten shitjet me pakicë me 3.6% në T1 2021 krahasuar me T1 2020. Ushqimet, pijet dhe duhani i vetmi zë në rënie

Postimi mëparshëm

Kur mbarojnë rrugët kryesore? Rruga e “Arbrit” dhe “Kardhiq-Delvinë”, vitin e ardhshëm, “Qukës-Qafë Plloçë” në 2023

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.