Ekonomi

Lodrat, rekord importesh/ Muaji nëntor 2021 prek vlerën e 636 mln lekëve, ndjehet rritja e çmimeve

0

Periudha e festave ndikon në importin e produkteve të ndryshme dhe sidomos në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Tregu i tyre pëson një rritje të konsiderueshme sidomos gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. “Scan Intelligence Unit” ka analizuat të dhënat e Institutit të Statistikave mbi importin e lodrave dhe produkteve piroteknike për muajin nëntor të këtij viti, si dhe krahasuar me muajin nëntor të viteve të tjera. Të dhënat tregojnë se për muajin nëntor të vitit 2021 importi i lodrave ka prekur rekord krahasuar me muajt e tjerë të vitit 2021. Vlera e importit të lodrave për muajin nëntor arrin në 636 mln lekë, ndërkohë që në tetor vlera arrinte në 326 mln lekë. Muaji Nëntor i këtij viti regjistron rekord edhe nëse do ta karahasonim me muajt nëntor të viteve të tjera. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar këto të dhëna që nga viti 2015. Nëntori i vitit të kaluar, e regjistronte vlerën e importit të lodrave 282 mln lekë. Vlera më e ulët përgjatë viteve të marra në studim është vlera e vitit 2015, me 233 mln lekë. Është e pamundur të analizojmë inflacionin që mund të ketë ndodhur në tregun e lodrave, por nga të dhënat mund të kuptojmë se rritja e çmimeve ka qenë e ndjeshme dhe në këtë kategori.

Nga ana tjetër “Scan Intelligence Uni” ka analizuar dhe tregun e eksplozivëve dhe produkteve piroteknike. Ndryshe nga tregu i lodrave, tregu i produkteve piroteknike nuk ka pësuar të njejtin ndyshim për Nëntorin e vitit 2021. Megjithatë, vlera e importit për Nëntorin është regjistruar në 44 mln lekë, duke pësuar një rritje krahasuar me muajin Tetor, i cili e regjistronte këtë vlerë në 8 mln lekë. Për vitin 2021, muaji Maj kap vlerën më të lartë të këtyre produkteve me rreth 70 mln lekë. Edhe përgjatë viteve, muaji Nëntor i këtij viti nuk arrin të shënojë rekord, megjithëse ka vlerë më të lartë se Nëntori i viti 2020.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia ul peshën e ndërmarrjeve të huaja/ Të huaja dhë të përbashkëta zënë 3.6% të totalit, nga 4% në 2019-ën

Postimi mëparshëm

Tremujori i tretë “ringjall” investimet e huaja/ IHD prekin rekord që nga T4 2019, falë pasurive të paluajtshme

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.