EkonomiUncategorized

Lëvizjet e shtetasve, gjatë muajit prill 18 herë më shumë të huaj se një vit më parë

0

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Prill të këtij viti, të publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar me muajin Prill të vitit 2020. Në prill të vitit 2021, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 466 283 duke pësuar një rritje gati 18 herë më shumë së gjatë prillit të vitit 2020, i cili regjistronte 25 257 hyrje në territorin shqiptar. Nëse do të flisim për periudhën Janar-Prill 2021 krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë po ashtu shohim se kemi një rritje me 1.17%. Nga të dhënat në muajin prill të këtij viti, në territorin shqiptarë kanë hyrë 241 015 shtetas të huaj nga 12188 që ishin gjatë prillit të vitit 2020. Po ta krahasojmë me muajin mars, muaj gjatë të cilit u regjistruar 170.279 hyrje të shtetasve të huaj, shohim se kemi gati 70 mijë hyrje më shumë. Kjo rritje vjen si pasojë e zbutjes së masave parandaluese të pandemisëë si rrjedhojë e vaksinimit të popullatës.

Nga ana tjetër po të flasim për daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill të vitit 2021, janë shënuar gjithsej 449.930 dalje duke pësuar kështu një rritje me gati 19 herë, po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar INSTAT mbi numrin e shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë shifrat tregojnë se janë 230.468 shtetas që kanë dalë nga 10 630 që ishte gjatë prillit të 2020-ës. Në terma katër mujorë pra Janar-Prill 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë ky tregues ka rënë. 1 110 928 shtetas shqiptarë kanë dalë gjatë kësaj periudhe në vitin 2020, ndërkohë gjatë vitit aktual regjistrohen 961.573.

Gjatë prillit, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova mban vendin e parë e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ndërsa shtetet me numrin më të vogël të hyrjeve janë Spanja, Polonia dhe Anglia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shpenzimet për shëndetësinë dhe strehimin rriten nga 20%-41% në T1 të vitit, bien vetëm ato për argëtimin

Postimi mëparshëm

Kartat bankare prekin rekord të ri, arrijnë në 1.3 mln në T1, “kërcen” kërkesa për karta krediti

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.