Ekonomi

Kriza e çmimeve anashkalon Shqipërinë/ Inflacioni në BE, 4.4%, në Shqipëri sipas Eurostat, 2.5%, norma e 4-t më e ulët në Europë

0

Rritja e çmimeve të konsumit gjatë tetorit, sipas metodologjisë së Eurostat fiksohet në 2,5% në terma vjetorë, nga 2,4% që tregonte metodologjia e Instat. Kështu, rritja më e madhe e çmimeve, prej 3,9% vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6% secili, “Veshje dhe këpucë” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,7%. Në muajin Tetor 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 1,2%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% secili, “Komunikimi” me 0,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor”, “Hotele kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,2% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1% ulje. Sa i përket kategorisë së ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, shifrat tregojnë se karahasuar me muajin paraardhës, cmimet nuk kanë pësuar asnëj ndryshim.

Sa i përket krahasimit me vendet e tjera të Bashkimit Europian, Shqipëria figuron në fund të listës, si një prej 4 vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve. Mesatarja e Bashkimit Europian për Tetorin fiksohet në 4,4%. Vetëm Portugalia, Malta dhe Zvicra raportojnë një rritje çmimesh më të ulët se Shqipëria gjatë Tetorit. Lituania qëndron në vend të parë të renditjes, me rritjen vjetore të çmimeve mbi 8% sipas indeksit të harmonizuar. Edhe për vende si Gjermania apo Spanja, çmimet vlerësohet të jenë rritur me mbi 5%. Kriza e çmimeve tashmë ka marrë përmasa globale, dhe mesa duket, Shqipëria është një prej vendeve më pak të prekura deri më tani.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

6 në 10 shqiptarë, të pakënaqur me jetesën/ Vetëm 3% janë plotësisht të kënaqur. Situata, më e zymtë se tremujori i dytë

Postimi mëparshëm

57% e shqiptarëve, kundër vaksinimit të detyrueshëm/ 35% janë plotësisht kundër, vetëm 23% janë plotësisht dakord

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.