Financë

Kredia për shtëpi prek rekord historik/ 2.2 mld lekë gjatë majit për individët, si asnjëherë më parë

0

Sasia e kredisë së re që ka lëshuar sektori bankar gjatë majit ka prekur shifrën e 19.48 mld lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër është në rritje me 15.2% krahasuar me muajin paraardhës, si dhe me 63.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga ana e Bankës së Shqipërisë. Sa i përket vetëm kredisë për individët ndërkohë, ajo rezulton pranë 7.1 mld lekëve gjatë majit, duke barazuar kështu shifrën e muajit dhjetor, dhe njëkohësisht edhe rekordin historik mujor sa i përket huasë së re për individët.

Me plot 2.2 mld lekë, ose rreth 18 mln euro kredi të re gjatë majit, regjistron një rekord të ri absolut huaja e re për individët në lek me qëllim blerje banese. Kjo tendencë reflekton jo vetëm boom-in e ndërtimit si dhe kërkesën e lartë për blerje banesash, por edhe tendencën për të financuar këtë lloj investimi nëpërmjet sektorit bankar, si dhe rritjen e preferencës për monedhën vendase. Kredia për blerje banese në euro ndërkohë regjistrohet pranë 1.5 mld lekëve, duke regjistruar rezultatin e tretë më të lartë historik gjatë majit. Duke mbetur te individët, vihet re një rritje e lehtë e kredidhënies në formë overdrafti gjatë majit, si dhe një rënie e lehtë e kredisë konsumatore.

Sa i përket kreditimit ndaj sektorit privat ndërkohë, shifrat e majit flasin për një rritje, si në terma mujorë, ashtu edhe në terma vjetorë. Gjatë majit, kredia e re për koorporata jofinanciare private ka prekur shifrën e 12.3 mld lekëve, nga 10.5 mld lekë që ishte gjatë prillit dhe 8.7 mld lekëve që ishte në majin e një viti më parë, kur efektet e pandemisë ishin ende të larta.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Majit, transporti ajror me rritjen më të lartë

Postimi mëparshëm

Bien normat e interesit të kredive gjatë majit, – Mesatarisht në 5.78% për ato në Lek, rënie edhe për kredinë e re në euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.