Uncategorized

Korçarët nën tension. 1 në 6 vuan hipertensionin, 63% mbi mesataren kombëtare

0

Diagnostikimet me sëmundje kronike, siç janë Hipertensioni Arterial dhe Diabeti, po rriten nga dita në ditë duke shkaktuar kështu një impakt të thellë mbi personat e prekur dhe mbi familjarët e tyre, pasi ndryshimet që vijnë prej këtyre sëmundjeve mund të prekin cilësinë dhe mirëqenien e jetesës së individit.

Sipas shifrave më të fundit nga INSTAT, gjatë vitit 2019 sëmundshmëria e raportuar për Hipertensionin Arterial dhe Diabetin vazhdon të ngelet më e larta mes gjithë sëmundjeve të tjera kronike të raportuara. Sipas informacionit të bazuar mbi raportimin e mjekëve, për individët të diagnistikuar me këto sëmundje, shohim se numrin më të madh të personave me hipertension arterial e ka qarku i Korçës me 1521 raste për 10 mijë banorë, i ndjekur nga Berati dhe nga Vlora. Duhet thëne se prevalenca e rasteve të hipertensionit për Korçën është 63% mbi mesataren kombëtare ku 1 në 6 persona vuan nga hipertensioni, e ndërsa qarku i Durrësit qëndron 70% nën mesataren kombëtare.

Numrin më të lartë të të prekurve më sëmundjen e diabetit e mban qarku i Elbasanit me 352 raste për 10 mijë banorë, i pasuar nga qarku i Durrësit me 322 dhe i Lezhës me 293 raste për 10 mijë banorë. Numrin më të vogël të të prekurve me diabet e regjistron qarku i Beratit. Prevalenca e rasteve të diabetit për Elbasanin qëndron 82% mbi mesataren komëtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mirëqenia “largohet” nga bregdeti. Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Lezha, qarqet me rritjen më të ulët të konsumit familjar

Postimi mëparshëm

Bankat “shpëtojnë” 2020-ën. Kreditë me probleme në rënie, aktivet prekin rekord

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *