Raporte

KE zhvlerëson ekonominë shqiptare – Rikthehet në nivelet e para krizës vetëm në 2022, por jo financat publike

0

Komisioni Europian ka përditësuar projeksionet për ekonominë e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, si dhe vendeve të Efta-s bashkë me ato kandidate. Për Shqipërinë vihet re një shkurtim i ndjeshëm i projeksioneve, si për këtë vit, ashtu edhe për vitin e ardhshëm. Për vitin aktual, tashmë, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian flet për një tkurrje të ekonomisë në masën 6.8%, nga 4.8% tkurrje që vlerësonte në pranverën e këtij viti. Edhe për vitin e ardhshëm projeksionet janë shkurtuar lehtë, nga 4.2% rritje, në vetëm 3.7% rritje, ndjeshëm larg projeksionit të qeverisë shqiptare, që flet për një ekonomi që do të zgjerohet në masën 5.5%. Pavarësisht zhvlerësimit, projeksionet më të fundit të Komisionit Europian për vitin aktual janë ndjeshëm më optimiste se ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si BERZH, Banka Botërore, FMN apo Moody`s.

“Pandemia e Covid-19 dhe masat kufizuese pritet ta zhysin ekonominë shqiptare në një recesion të thellë në 2020-ën, pavarësisht performancës së mirë të sektorit bujqësor si dhe procesit të rindërtimit, si pasojë e tërmetit”-thotë qysh në krye të herës Komisioni Europian në kapitullin dedikuar Shqipërisë.

“Investimet publike dhe eksportet pritet të mbështesin një rimëkëmbje të pjesshme të ekonomisë në 2021-in, ndërkohë që pasiguria në lidhje me transportin ndërkombëtar si dhe rimëkëmbja në Bashkimin Europian do të prekin eksportin e shërbimeve, Remitancat si dhe investimet e huaja direkte. Ekonomia pritet t`i rikthehet niveleve të vitit 2019, vetëm në 2022, por financat e qeverisë ka shumë pak gjasa t`i kthehen niveleve të para-krizës, sa i përket borxhit dhe defiçitit”-shton më tej Komisioni Europian në raport.

“Rrezik është edhe rikthimi i masave kufizuese në lëvizje përtej vitit të ardhshëm, që do të kishte impakt edhe më të ashpër se në vitin actual, pasi hapësirat për politikat fiskale dhe monetare nuk do të mund të lejojnë dot masa në të njëjtën shkallë”-paralajmëron Komisioni Europian

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çudia/ Më pak “qepena” të mbyllura në Tiranë – 20% më pak biznese të mbyllura në kryeqytet këtë vit

Postimi mëparshëm

Kujt i ka borxh Shqipëria? Italia dhe Gjermania kryesojnë listën e shteteve huadhënëse

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *