Ekonomi

Inflacioni zbret në 1.6% Zbutet rritja e çmimeve, por ushqimet, 4.1% më të shtrenjta se viti i kaluar

0

Norma e inflacionit ka zbritur në 1.6% gjatë muajit nëntor të këtij viti, nga 2% që ishte në muajin tetor, tregojnë shifrat zyrtare nga Instuituti i Statistikave. Në terma mujore ndërkohë, çmimet e konsumit kanë rënë me 0.5% tregojnë të dhënat. Gjithsesi, rritja prej 1.6% e çmimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nxitet nga kategoria e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, në rritje me 3.9% në terma vjetorë. Vetëm çmimet e ushqimeve ndërkohë, regjistrohen në rritje me 4.1% karahsuar me nëntorin e vitit 2019. Pavarësisht se çmimet e ushqimeve regjistrohen në rënie me 1.4% krahasuar me muajin tetor të këtij viti, kjo tendencë është sezonale. Shifrat tregojnë se rritja e çmimeve vijon, pavarësisht se vendi është në një krizë, edhe konsumi. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar ndërkohë, çmimet e perimeve dhe ato të frutave janë mbi 13% dhe mbi 4% më të kripura, respektivisht.

Veshjet, kujdesi shëndetësor, dhe transporti janë të vetmet zëra me çmime më të ulta këtë vit, sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Çmimet e veshjeve rezultojnë rreth 0.6% më të ulta, ato të kujdesit shëndetësor rreth 0.3% më të ulta, ndërsa transporti mbi 4% në rënie. Transporti është edhe një prej sektorëve më të goditur nga kriza, dhe vijon ende të jetë masivisht i paralizuar. Veç ushqimeve ndërkohë, në rritje krahasuar me vitin e kaluar regjistrohen edhe çmimet e qirave dhe faturave, argëtimit, komunikimit, pijeve alkoolike dhe duhanit, hoteleve, bareve e restoranteve apo çmimet e pajisjeve dhe mirëmbajtjes së shtëpisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tiranasit dhe vlonjatët, më të pasurit! Deri në 3500 euro depozita për frymë, Lezha në vend të fundit

Postimi mëparshëm

Borxhi i jashtëm bie me 100 mln euro. Shifrat e BSH, stoku zbret në 8.83 mld euro në T3

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *