Ekonomi

Inflacioni në 4% sipas “EUROSTAT”/ Në shkurt çmimet u rritën më pak se në Europë, renditemi në vend të tretë nga fundi

0

Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 4.0%, sipas metodologjisë së “EUROSTAT” për matjen e ndryshimit të çmimeve të konsumit. Nga ana tjetër, sipas metodologjisë së Institutit të Statistikave, kjo normë fiksohej në 3.9%. Shifrat sinjalizojnë se kjo normë e matur sipas Eurostat, e vendos Shqipërinë ne vend të tretë nga fundi, mes 27 vendeve në total. Mesatarja e rritjes së çmimeve në Bashkimin Europian, për muajin shkurt të vitit 2022 fiksohet në 6.2%, nga 5.6% që ishte në muajin janar të po këtij viti. Në vend të parë, me rritjen më të lartë, gjejmë të pozicionuar Lituaninë dhe Estoninë, ndërsa në fund është pozicionuar Zvicra dhe Norvegjia.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 7.6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6.2%, “Komunikimi” me 3.2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.9%, “Argëtim dhe kulturë” me 2.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.5%,  dhe “Pije alkoolike e duhan” me 1.0%. Rritje po ashtu pësuan grupet “Veshje dhe këpucë” me 0.6%, “Mobilim, pajisje shtëpie e mirëmbajtje” me 0.4%, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0.4%.

Në muajin Shkurt 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1.6%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4.0%, pasuar nga grupi “Transporti” me 0.9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.3%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Shërbimi arsimor: dhe “Hotele kafene dhe restorante” me 0.2% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” u ulën respektivisht me 0.4% dhe 1.0%.

Ndryshimi vjetor i IHÇK sipas Shteteve, Shkurt 2022

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si kanë ndryshuar pagat dhe çmimet në 8 vite/ Që prej 2014-ës pagat janë rritur me 29.6%, fruta-perimet me 120.5%

Postimi mëparshëm

Shërbimet rriten në shitje, punë dhe paga/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 169%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.