Ekonomi

Inflacioni arrin në 2% – Perimet shtrenjtohen me 18.5% në një vit, frutat me 11.5%

0

Inflacioni është ngjitur në 2% gjatë tetorit tregojnë të dhënat më të fundit të insititutit të statistikave, nga 1.5% që ishte në muajin shtator të këtij viti, dhe nga 1.3% që ishte në tetorin e një viti më parë. Të dhënat sinjalizojnë kështu një rritje të mëtejshme të çmimeve të konsumit në vendin tonë, në një kohë që ekonomia është në recesion. Kategoria e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike vijon të jetë “lokomotiva” e rritjes së çmimeve, duke ndikuar me 1.81 pikë pëqrindje në normën e inflacionit, e ndjekur nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji me 0.32 pikë përqindje. Vetëm grupi i veshjeve dhe këpucëve, shëndeti si dhe argëtimi me kulturën kanë dhënë një efekt negative në rritjen e cmimeve. Po të shohim të dhënat e detajuara të institutit të statistikave për rritjen e çmimeve të secilës kategori ndërkohë, vëmë rë se, krahasuar me një vit më parë, çmimet e ushqimeve janë rritur me 5.2%. Rritje drastike të çmimeve, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kanë pësuar kategoritë e zarzavateve me 18.5% si dhe frutat me 11.5%. madje në kategorinë e zarzavateve rritja është e ndjeshme edhe krahasuar vetëm me shtatorin, pasi janë shtrenjtuar në masën 5.8% në vetëm një muaj. Zërat e tjera ndërkohë kanë luhatje ndjeshëm më të vogël, si në terma mujorë, ashtu edhe në terma vjetorë, tregojnë të dhënat zyrtare. Rënien më të madhe të çmimeve krahasuar me një vit më parë e regjistron transporti, me -4.3%.
Inflacioni arrin në 2% – Perimet shtrenjtohen me 18.5% në një vit, frutat me 11.5%

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia nuk njeh ideologji! Studimi unik i “Scan Intelligence Unit”, lidhja mes krahut politik dhe menaxhimit të infeksionit

Postimi mëparshëm

Pandemia zgjeron fondet e investimit – Këtë vit, 2042 anëtarë më shumë, 541 mln euro të investura, ose 17,292 euro për frymë

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *