Financë

Huaja e re, rekord historik në Mars! Arrin në 22.3 mld lekë, rekord edhe ajo për blerje shtëpie

0

Huaja e re gjatë marsit të këtij viti ka prekur nivelin e 22.28 mld lekëve, që është edhe niveli më i lartë në terma vjetor gjatë kësaj periudhe kohore që prej vitit 2015, kur edhe të dhënat janë publike nga Banka e Shqipërisë. Huaja e re gjatë muajit mars të këtij viti është rritur me 55.2% krahasuar me muajin shkurt, si dhe me 97.3% krahasuar me muajin mars të vitit paraardhës, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Huaja e re për biznesin gjatë muajit mars të këtij viti ka prekur shifrën e rreth 13.2 mld lekëve, ndërsa ajo për individët dhe organizmat jo fitimprurës ka prekur nivelin e 6.7 mld lekëve, ndërsa pjesa e mbetur i takon koorporatave jo financiare publike. Ajo që vëmë re nga të dhënat është fakti se huaja e re për individët është rritur me një hap ndjeshëm më të lartë se ajo për biznesin, paçka se të dy segmentët janë në rritje të ndjeshme. Kështu, huaja e re për koorporatat jofinanciare private gjatë marsit, prej 1.3 mld lekësh, sinjalizon një rritje prej 61% krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar. Ajo për individët ndërkohë, regjistron një rritje mbi dy herë, prej 116%, krahasuar me marsin e një viti më parë, kur kishin filluar të ndiheshin edhe efektet e para të krizës së shkaktuar nga pandemia. Gjithsesi, shifra e huave të reja për individët gjatë marsit ka prekur një rekord historik, më të lartin që prej vitit 2015, gjatë marsit.

Sa i përket huasë së re për individët gjatë marsit, regjistrohet gjithashtu një tjetër rekord historik, ai për huanë e re në lekë për blerje banesash, prej rreth 2 mld lekësh, Kurrë më parë kjo shifër nuk ka qenë më e lartë se kaq, jo vetëm gjatë marsit, por në asnjë muaj tjetër, duke prekur kështu një rekord absolut.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shifrat zyrtare të 25 prillit. Pjesëmarrja në 46.2%, më e ulta në histori. PD dhe PS zmadhojnë pjesën e “tortës”

Postimi mëparshëm

Depozitat ngjiten në 9.12 mld euro. Rriten me 400 mln euro në një vit, rritet edhe pesha e atyre në Lek

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.