Ekonomi

Hoteleria nuk “thyen” pandeminë në T2, – Strukturat akomoduese, rreth 57 mijë netë qëndrime më pak se në 2019-ën

0

Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e dytë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, por negative krahasuar me të njejtin tremujor të vitit 2019, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Për tremujorin e dytë të vitit aktual, numri i vizitorëvë është rritur me 3.9 herë krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë. Duke ditur se gjatë vitit 2020 vendi ishte i mbyllur në karantinë, le ti krahasojmë këto të dhëna me vitin 2019. Për tremujorin e dytë të viti aktual numri i vizitorëve vendas është më i lartë se gjatë vitit 2019, me gati 28 mijë të tillë, ndërsa ai i vizitorëve të huaj ka rënë me rreth 41 mijë vizitorë. Po të flasim për numrin e vizitorëve gjithsej shohim se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021 ky numër ka rënë krhasuar me vitin 2019. Gjatë tremujorti të dytë 2021 janë regjistruar 125 mijë 561 vizitorë vendas dhe 140 mijë 918 vizitorë të huaj. Po ta analizojmë sipas rajoneve, rajoni i jugut ka më shumë vizitorë vendas, ndërsa vizitorët e huaj duket se preferojnë më shumë rajonin e qendrës, pasi aty regjistrohet dhe numri më i madh i tyre. Zonat Bregdetare po ashtu janë më të frekuntuarat nga vizitorët, ndërkohë që strukturat akomoduese më të përdorura janë hotelet dhe akomodimet e ngjashme.

Të dhënat për netë qëndrimet po ashtu paraqiten me rritje krahasuar me vitin 2020, por rënie krahasuar me 2019-ën. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 3,9 herë, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Krahasuar me të njejtin tremujor të vitit 2019, shohim se numri i netë qëndrimeve gjatë vitit 2021 për vizitorët vendas është më i lartë me një shifër prej 40 mijë e 742 netë qëndrime më shumë. Pavarësisht numrit të vizitorëve vendas, ai i vizitorëve të huaj është më i lartë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 se sa gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual dhe kjo bën që dhe numri i netë qëndrimeve gjithsej të jetë më i lartë se në tremujorin e dytë të vitit 2019, sesa gjatë vitit 2021. Numri më të madh të netë qëndrimeve për T2 2021, e regjistrojnë vizitorët e huaj me 321 mijë e 41 netë qëndrime. Numri i netë qëndrimeve sipas rajoneve paraqitet me të njejtat rezultate si ai i vizitorëve, pra rajoni i jugut ka më shumë netë qëndrime nga vendasit, ndërsa ai i qendrës ka më shumë nga të huajt.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa taksa paguajnë 10 kompanitë më të mëdha?- Në 2020-ën derdhën në arkat e shtetit rreth 17 mln euro si tatim mbi fitimin

Postimi mëparshëm

Bilanci i qendrave tregtare gjatë pandemisë, – Xhiro vjetore bie me rreth 1.4 milionë euro, ndikuar nga “TEG” dhe “QTU”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.