Barometri Ekonomik

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira – 1 në 4 ka kredi për shtëpinë

0

Treguesi i kufizimit material në total është vlerësuar me 43%, çka do të thotë që rreth 43% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e kufizimit material.

“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës në një prej nëntë treguesve të kufizimit material duke i dhënë përgjigje pyetjes nëse kanë qira për shtëpinë ku banojnë, kredi hipotekore apo fatura të shërbimeve elektrike, ujë dhe gaz.

Rezultatet e anketimit tregojnë se vetëm 29% kanë pranuar se u duhet të paguajnë qira për shtëpinë ku banojnë, grup i cili në T1 llogaritej në 32% e të anketuarve.

Për grupin kredi hipotekore, të dhënat e anketimit tregojnë se vetëm 25% e të anketuarve pranojnë se kanë një kredi hipotekore për të paguar, ndryshe nga 3 muaj më parë ku ky grup fiksohej në vlerat e 27%.

Për sa i përket grupit të faturave të shërbimeve elektrike, ujë, gaz, etj, vetëm 1% e të anketuarve pohojnë se nuk paguajnë fatura për shërbimet e listuara më sipër.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Televizioni, burimi kryesor për edukimin financiar,- rreth 63% e të anketuarve informohen përmes tij, 8% përmes shkollës dhe universitetit

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, pesimistë për të ardhmen – 18.6% e tyre e presin situatën financiare të familjes më keq se tani

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.