Studime

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë

0

Fitorja e Italisë në Kampionatin Europian qe një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila u kthye në një manifestim për popullin italian dhe jo vetëm. Kjo fitore, përveç rritjes së prestigjit për popullin italian do të sjellë edhe benefite të tjera në aspektin ekonomik si pasojë e produkteve “Made in Italy”. Ky “efekt”, pavarsisht se për popullin Italian konsiderohet si një rritje e “vogël” në një periudhë afatshkurtër, është gati e barabartë me PBB-në e Shqipërisë.

Sipas një projeksioni nga “Coldiretti”, fitimi i Europianit do të sjellë rritje me 0.7% të PBB-së së Italisë. Por 0.7%, përkthyer në mjete monetare do të ishte 12 mld euro. Duke qënë edhe ekonomia e tretë me PBB-në më të lartë në Bashkimin Europian, fitimi i Europianit do t`i japë një shtysë tjetër ekonomisë italiane.

Por le ta krahasojmë këtë projeksion ndaj PBB-së së Shqipërisë?

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë, përllogaritet në 15.28 mld dollarë gjatë vitit 2019. 15.28 mld dollarë konvertuar në euro do të ishte 12.89 mld euro. Sipas një matematike të thjeshtë, kjo do të thotë se ndikimi nga fitimi i Kampionatit Europian do të arrijë ti sjellë Italisë një rritje në PBB sa 93% e vlerës së të gjithë ekonomisë shqiptare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rekord pikash exchange gjatë pandemisë! Gjatë 2020-ës, rritja, më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit

Postimi mëparshëm

Gratë shqiptare te shtëpitë e burrave, – Vijon tradita, e konfirmojnë shifrat. Femrat nga 20-34 vjeç, ndërrojnë vendbanim 2 herë më shumë se meshkujt

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.