Financë

Borxhi publik ngjitet në 79.72% të PBB-së – Të dhënat e T3 sinjalizojnë një “fryrje” të borxhit të jashtëm me thuajse 9 pikë

0

Norma e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është ngjtur në 79.72% gjatë tremujorit të tretë të vitit, tregojnë të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nga 66.25% që ishte në tremujorin e dytë të vitit, pra në rritje me thuajse 9 pikë përqindje.

Si shifër absolute, borxhi publik i vendit ka prekur shifrën e 1.26 mld lekëve, nga 1.11 mld lekë që ishte në fund të vitit të kaluar. Dy grafikët, si ai i stokut të borxhit në total, ashtu edhe ai i raportit të borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, ilustrojnë mjaft mirë impaktin e të dy krizave në financat publike. Kujtojmë se qeveria shqiptare projekton që deri në fund të vitit, borxhi publik të prekë nivelin e 81% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Rritja e ndjeshmee borxhit, pas dy krizave të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin, tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar, si dhe pandemia, është nxitur kryesisht nga “fryrja” me thuajse 9 pikë përqindje e borxhit të jashtëm, që tashmë ka prekur normën e 39% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Stoku i borxhit të brendshëm ndërkohë, fiksohet në 40.72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dy krizat kanë ridimensionuar kështu edhe përbërjen e borxhit. Kështu, borxhi i jashtëm ka fituar “epërsi” në tortën e stokut të borxhit në vendin tonë, duke zënë 49% të totalit, nga 46% të fundit të 2019-ës, tregojnë shifrat zyrtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekskluzive/ Moody`s zhvlerëson ekonominë! Në 2 nga 6 indikatorë ul notën, mban të pandryshuar notën e bankave

Postimi mëparshëm

Çudia/ Më pak “qepena” të mbyllura në Tiranë – 20% më pak biznese të mbyllura në kryeqytet këtë vit

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *