Barometri Ekonomik

Çmimet tkurrin kursimet e shqiptarëve, – Barometri Ekonomik Scan: 55% nuk arrijnë të kursejnë dot, pesimist edhe për të ardhmen

0

“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e tretë të vitit, fokusohet edhe te kursimet. Anketa mbi 1 mijë individë, sipas një kampionimi gjithpërfshirës, edhe gjeografikisht në territorin e Republikës, tregon se, 55% e shqiptarëve e ka të pamundur të kursejë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, kjo shifër është rritur lehtë. Në tremujorin e dytë të vitit, kjo normë fiksohej në 53%, ndërsa në tremujorin e parë të vitit fiksohej në 47%. Më pak se një e treta e të anketuarve shprehen se aktualisht po arrijnë që të kursejnë. Rreth 6% prej tyre shprehen se familja e tyre po kursen shumë dhe 24% po kursejnë pak. Ashtu si në tremujorin e dytë të vitit, janë vetëm 30%, më pak se 1 në 3, shqiptarët të cilët po arrijnë të kursejnë.
Nga ana tjetër 15% prej tyre shprehen se po shfrytëzojnë kursimet e mëparshme ose janë në situatën që po marrin borxh ose kredi.

Sa i përket pritshmërive për të ardhmen, anketa tregon se përqindja e atyre që shprehen se nuk ka gjasa që të kursejnë në 12 muajt e ardhshëm fiksohet në 46%, po aq sa në tremujorin e dytë të vitit. Rreth 39% shprehen se ka pak gjasa të kursejnë, gjithashtu e njëtë me tremujorin paraardhës, e ndërsa 10% e të anketuarve shprehen se ka shumë gjasa që të kursejnë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Kjo shifër ka rënë lehtë krahasuar me tremujoruin paraardhës, kur fiksohej pranë 11%, ndërkohë që në tremujorin e parë të vitit fiksohej pranë 14%.

Kjo situatë duket se vjen kryesisht nga inflacioni i çmimeve, çka ka tkurrur kursimet e shqiptarëve, dhe ka ndikuar në planet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Barometri Ekonomik Scan për këtë tremujor të tretë të vitit tregon gjithashtu se, problemtika numër një e shqiptarëve është ajo e çmimeve të konsumit, çka e mbështet edhe rënien e kursimeve dhe pritshmërive për të ardhmen.

Klikoni këtu për raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve. Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe tatimet, situata politike më pak shqetësuesja

Postimi mëparshëm

Barometri Ekonomik Scan: Më pak shqiptarë planifikojnë të kryejnë blerje të mëdha, si pronë apo automjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.