Raporte

Cilësia e ujit në plazhe në Shqipëri brenda direktivave të Europës, megjithatë përkeqësohen ujërat e liqeneve dhe lumenjve gjatë 2020-ës

0

Agjencia Europiane e Mjedisit, në raportin më të fundit bën me dije se cilësia e ujrave të plazheve në Shqipëri është përmirësuar gjatë vitit 2020 krahasuar me një vit më parë. Ky tregues vjen si pasojë e ndikimit të pandemisë në sektorin e turizmit dhe gjithashu uljes së numrit të vizitorëve në bregdet. Ujërat larës klasifikohen cilësisht sipas dy parametrave mikrobiologjikë që janë “Escherichia coli” dhe enterokoket e zorrëve) Sipas të dhënave të raportit, analizuar nga “Scan Intelligence Unit” 95.8% e ujërave larës të raportuara janë në përputhje me standardet minimale të cilësisë të Direktivës Europiane të ujërave larës, të klasifikuara kështu “të mjaftueshme”, “të mira”, “të shkëlqyera” ose gjendje e “keqe”. Bazuar në këtë klasifikim, me notën “shkëlqyer” janë vlerësuar 76.5% e ujërave larës, 17.6% janë vlerësuar me notën “mirë” dhe vetëm 4.5% e mostrave kanë rezultuar në gjendje të dobët.

Ndryshe paraqitet situata në ujërat e larjes së brendshme nëpër liqene dhe lumenj. Nga të dhënat e paraqitura dhe më poshtë shohim se gjatë vitit 2019 këto ujëra kanë marrë klasifkim të mirë dhe të shkëlqyer, ndërsa gjatë vitit 2020 këmi një vlerësim jo shumë të mirë, pasi vihet re rritja e ujërave që klasifikohen me cilësi të keqe. Cilësia e keqe e këtyre ujërave është rritur për vitin 2020 me gati 33%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh

Postimi mëparshëm

Pandemia “godet” OJF-të. Në vitin 2020 rënie me 5,8%, numri i subjekteve të reja me rritjen më të ulët që nga viti 2012

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.