Ekonomi

Çfarë është “Albcontrol”? Kompani me MFE ortake të vetme. Del me humbje dhe paguan 10 mld euro në vit për personelin

0

“Albcontrol” është një shoqëri aksionere e themeluar në vitin 1998 me objektiv të vetëm “Sigurimin e avioneve në fluturim, asistencë, ndihmë, duke informuar në trafikun ajror avionët në fluturim”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është aksionere e vetme e kompanisë, e cila është vënë ditët e fundit në vëmendjen kryesore të debatit publik dhe politik. Si shoqëri aksionere, kompania operon si një biznes i mirëfilltë, dhe raporton fitimet apo humbjet e saj gjatë një viti financiar. Të dhënat për vitin 2020, atë të pandemisë, mungojnë, dhe shifrat janë publike deri në 2019-ën. “Scan Inteligence Unit” ka analizuar bilancet financiare dhe raportet e auditimit që kompania ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, që prej vitit 2011, ku vihet re se ndër 9 vitet e analizuara, 3 prej tyre regjistrohen në humbje, 2019, 2018 dhe 2015. Gjatë kësaj periudhe kohore, vihet re se nuk ka një konsistencë në bilancet e kompanisë. Viti i fundit financiar i raportuar, 2019, flet për një humbje prej rreth 282 milionë lekësh.

Po në vitin 2019, kompania ka shpenzuar rreth 1.33 mld lekë për personelin, ose rreth 10.7 mln euro, nga të cilat 859 milionë lekë kanë qenë vetëm për paga, rreth 140 milionë, dicka më shumë se 1 milionë euro, kanë qenë shpërblime për personelin, dhe pjesa tjetër ka ardhur në formën e sigurimeve, trajnimeve, etj.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si ka ndikuar pandemia në marrëdhënien e shqiptarëve me teknologjinë?

Postimi mëparshëm

Një i burgosur na kushton 142 mijë euro! Shifrat e Këshillit të Europës, dënimi mesatar në Shqipëri zgjat 15.7 vite

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.