Ekonomi

Borxhi i jashtëm u rrit me 310 mln euro në 2020-ën! Rritja “financohet” vetëm nga qeveria, me tituj borxhi

0

Stoku i borxhit të jashtëm bruto i Shqipërisë ka prekur shifrën e 8.55 mld eurove gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Kjo shifër shënon një rënie prej 3.06% krahasuar me tremujorin paraardhës, kur fiskohej pranë 8.82 mld euro, tregojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur dy krizat e njëpasnjëshme, tërmeti dhe pandemia nuk kishin dhënë ende efekt në nevojat për financim të Shqipërisë, shifra është në rritje me 3.7%. Kjo do të thotë se këto dy kriza kanë “fryrë” me rreth 310 milionë euro stokun e borxhit të jashtëm bruto të vendit.

Ndërkohë, rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, prej 9.8%, regjistron stoku i borxhit të jashtëm bruto të qeverisë shqiptare. Në rënie është ai i Bankës Qendrore dhe koorporatave depozituese. Rritje të lehtë regjistron borxhi i jashtëm bruto i sektorëve të tjerë. Këto të dhëna sinjalizojnë se rritja e stokut të borxhit është “financuar” thuajse ekskluzivisht nga nevojat e larta për huamarrje nga qeveria e përgjithshme. Kjo e fundit, deri në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, zinte 48.2% të stokut të përgjithshëm të borxhit të jashtëm bruto të vendit. Rreth 15.9% e zotërojnë koorporatat e tjera depozituese, me përjashtim të Bankës Qendrore, ndërkohë që pjesa tjetër i takon pikërisht Bankës Qendrore dhe sektorëve të tjerë, si dhe investimit direkt. Sa i përket vetëm qeverisë së përgjithshme, thuajse e gjithë rritja e stokut është “financuar” nëpërmjet titujve të borxhit, në një kohë që stoku i huasë ka pësuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“21 Dhjetori”, “M.Shyri”, “Kombinati”, lagjet me rritjen më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë, deri në 54%. “Lapraka”, “Ali Demi” dhe “Tirana e Re” në vend të fundit

Postimi mëparshëm

Pandemia ul me 76% numrin e azilkërkuesve shqiptarë, megjithatë vazhdojmë të jemi të parët në rajon. Franca, destinacioni i preferuar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.