Raporte

Bizneset shqiptare, më optimistet në rajon,- Barometri Ballkanik i RCC: Vetëm 14% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata

0

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka bërë publik Barometrin Ballkanik për vitin 2021. Sondazhet e Barometrit Ballkanik 2021 janë kryer midis dhjetorit të vitit 2020 dhe muajit shkurt të viti 2021 në vendet e rajonit që janë Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Anketa ndahet në sondazh i Opinion Publik i cili është i përbërë nga 117 pyetje për 6000 qytetarë dhe sondazhi për Opinionin e Biznesit i cili është i përbërë nga 110 pyetje për 1200 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues. Përgjigjet nga të anketuarit janë sistemuar, analizuar dhe prezantuar në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të Biznesit”. “Scan Intelligenve Unit” është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit duke analizuar pritshmëritë për situatën e përgjithshme ekonomike të bizneseve në vendet e rajonit gjatë 12 muajve të ardhshëm, si e presin numrin e të punësuarve dhe gjithashtu pengesat kryesore në ekonomi.

Pritjet në lidhje me situatën e përgjithshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor shfaqen të zymta. 26% e të anketuarve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor presin që situata të përkeqësohet, ndërsa 38% të tjerë presin që ajo të ringrihet. Nga të dhënat përqindja e të anketuarve që presin përkeqësim është më e ulta në Shqipëri me 14% dhe në Serbia 20%, ndërsa kjo përqindje është më e larta në Bosnjë dhe Hercegovinë 40%, duke treguar me gjasë efektet e kompleksit struktura qeverisëse për menaxhimin e krizës, thotë raporti. Kosovarët mbeten më optimistë për të ardhmen, pasi 46% e tyre u përgjigjën se situata e përgjithshme ekonomike do të përmirësohej në vitin e ardhshëm.

Pritshmëritë për situatën e përgjithshme ekonomike

Sa i përket pyetjes se si e shohin numrin e të punësuarve për 12 muajt e ardhshëm, vendi ynë shfaqet optimist. Shqipëria ka përqindjen më të madhe të pronarëve të bizneseve që mendojnë se punësimi do të rritet për 12 muajt e ardhshëm, ndërsa 63% e tyre mendojnë se kjo situatë do të jetë e pandryshuar.. Përfaqësuesit e biznesit të Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë qenë më pesimistë për punësimin, pasi 26%, 21% dhe 20%, përkatësisht, u përgjigjën se punësimi do të bjerë.

Pritshmëritë për numrin e të punësuarve

Gjithashtu në analizë janë marrë dhe pengesat kryesore në ekonomi. Njëzëri vendet thonë se pandemia Covid-19 është pengesa kryesore në çdo ekonomi, me rezultatin më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut me 1.4% dhe më të lartin në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë me nga 1.8% respektivisht. Pengesa e dytë është paqëndrueshmëria makroekonomike dhe kriza e migracionit. Nga ana tjetër, ekonomia informale është një problem i rëndësishëm në të gjithë rajonin, me pjesëmarrjen e ekonomisë së padeklaruar në ekonominë totale që varion midis 20% dhe 40%. Në terma të përgjithshme vendi ynë shfaqet me të dhëna optimiste, por Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që shprehen se një nga problemet është rreglloret e punës dhe po ashtu licencimi dhe lejet e biznesit. Një problem tjetër ku Shqipëria figyuron më përqindjem më të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë shkeljet e kontratave nga klientët dhe furnitorët dhe funksionimi i gjyqësorit.
Po ashtu Shqipëria, Kosova, dhe Serbia gjithashtu vuajnë dhe nga imazhi negativ që ka vendi i tyre në sytë e ekonomive të tjera.

Pengesat kryesore në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perndimor

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien investimet e huaja direkte/ “Zhduket” Greqia, rrit prezencën Holanda me Francën

Postimi mëparshëm

Pesha e secilit qark në ekonomi/ – Tirana, Durrësi dhe Fieri, “monopol” në thuajse çdo sektor, Kukësi, “delja e zezë”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.