Financë

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia

0

Niveli i huave me probleme ndaj totalit të kredisë në sektorin huadhënës në vendin tonë ka zbritur pranë 8.29% gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Në muajin shtator, kjo normë fiksohej pranë 8.3%. Pra, kemi të bëjmë me një rënie mjaft modeste. Gjithsesi, duke qenë se vendi dhe globi po përballen me një krizë mjaft të thellë ekonomike dhe shëndetësore, ecuria e këtij indikatori gjatë muajve të pandemisë duket të jetë e kënaqshme. Madje, shifra është ndjeshëm më e ulët se tetori i vitit të kaluar, apo edhe janari i këtij viti. Situata e përgjithshme ka bërë që shumë institucione ndërkombëtare të projektojnë një rritje të normës së kredive me probleme në vendin tonë. Por, pavarësisht se kanë kaluar muaj të tërë nën krizë të thellë ekonomike, diçka e tillë ende nuk është vënë re, çka sinjalizon ecurinë mjaft të mirë të sektorit bankar vendas edhe nën pandeminë. Norma e kredive me probleme ndaj totalit të huasë është një prej treguesve kryesorë të shëndetit financiar bankar. Ecuria e qendrueshme e këtij treguesi gjatë muajve të fundit është padiskutim një sinjal i mirë për ekonominë shqiptare, pasi nuk tregon vetëm shëndetin bankar por edhe atë familjar, duke qenë se dy krizat e njëpasnjëshme, tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia, nuk kanë pasur ndikim të madh në reduktimin e aftësisë paguese të familjeve apo bizneseve në vend.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Borxhi i jashtëm bie me 100 mln euro. Shifrat e BSH, stoku zbret në 8.83 mld euro në T3

Postimi mëparshëm

Pagat, si ka ndikuar pandemia? Paradoksi i bujqësisë, e vetmja me rënie, pasuritë e paluajtshme me rritjen më të madhe

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *