Barometri Ekonomik

Barometri Ekonomik Scan: më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk munden të kursejnë

0

Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, përpos Indeksit të Besimit Konsumator gjithashtu prek edhe edhe një sërë çështjesh të tjera dhe problematika të familjeve shqiptare. Një nga këto tema të përfshira në këtë raport është situata aktuale e kursimeve për familjet shqiptare si pritshmëritë për të ardhmen. Si është gjendja tyre e kursimeve? Sa arrijnë të kursejnë? Nga të dhënat e anketës shohim se një përqindje e lartë e të anketuarve nuk kanë mundësi të kursejnë, madje nga përgjigjet e tyre shihet që jo vetëm nuk kursejnë dot, por disa po tërheqin kursimet e tyre të mëparshme ose po marrin kredi për të përballuar jetesën. 47% e familjeve janë shprehur se nuk po kursejnë aspak, por po e përballojnë jetesën me të ardhurat që kanë. 9% e të anketuarve u është dashur të prekin kursimet e mëparshme pasi të ardhurat nuk u mjaftojnë për të plotësuar nevojat e tyre. Për 12% të të anketuarve kredia shihet si zgjidhje për të përballuar shpenzimet e nevojshme, pra për ta nuk ekziston mundësia për të kursyer. Nga ana tjetër 24% munden të kursejnë pak, tregojnë të dhënat dhe vetëm 7% e familjeve të pyetura po kursejnë shumë

Nëse do flisnim për pritshmëritë e të anketuarve për të kyrsyer gjatë 12 muajve të ardhshëm 42% deklarojnë se nuk ka gjasa të kursejnë. 39% kanë thënë se ka pak gjasa që të kursejnë dhe rreth 14% e të anketuarve deklarojnë se ka shumë gjasa të kursejnë për muajt e ardhshëm.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Barometri Ekonomik Scan: Në 6 muajt e ardhshëm, 6% e shqiptarëve kërkojnë të blejnë shtëpi/pronë

Postimi mëparshëm

Kreditë me probleme bien nën 8% – Shifrat e Marsit, rekordi më pozitiv që prej vitit 2009

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.