Barometri Ekonomik

Barometri Ekonomik Scan: 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë, 2% kanë bërë gati “valixhet”

0

Televzioni Scan, ka publikuar ditën e sotme Barometrin Ekonomik dhe Indeksin e Besimit Konsumator Scan, për tremujorin e parë të vitit, të mundësuar nga Idra Research dhe Scan Intelligence Unit. Raporti i plotë vjen në formën e një ankete për familjet shqiptare, ku veç indeksit të përgjithshëm të besimit konsumator, përfshihen edhe një sërë problematikash kryesore, si: niveli i jetesës, taksat, privimi material, pandemia dhe gjithashtu të dhëna mbi emigracionin. Nga 1000 anketa të zhvilluara në nivel kombëtar, raporti tregon se si janë përgjigjur të anketuarit mbi planifikimin për të emigruar jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm. Më shumë se gjysma e të anketuarve ose e përkthyer në përqindje, 56%, shprehen se nuk kanë plan të emigrojnë. Nga ana tjetër mbi një në tre të anketuar ose 36% janë shprehur se po e mendojnë të emigrojnë dhe rreth 6% kanë një plan konkret për të emigruar. 2% nga të anketuarit kanë thënë se janë në pritje që të emigrojnë pasi kanë përfunduar dokumentacionin e nevojshëm. Këto rezultate pa dyshim mbështeten nga të dhënat e anketës mbi kënaqësinë e nivelit të jetësës, të dhëna të cilat bëjnë me dije se niveli i pakënaqësisë qëndron më lart se ai i një jete të kënaqshme.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në vitin 2020 rritet papunësia, por jo numri i të papunëve. Shkalla e papunësisë te të rinjtë bie me 0.7 pikë përqindje

Postimi mëparshëm

SCAN del në treg me një produkt të ri. Publikohet për herë të parë “Barometri ekonomik dhe besimi konsumator Scan”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.