Barometri Ekonomik

Barometri Ekonomik Scan: 31% e familjeve me të ardhura deri në 30 mijë lekë në muaj

0

Në një tjetër vrojtim të Barometrit Ekonomik Scan të publikuar nga “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting”, flitet për madhësinë e familjeve shqiptare si edhe për të ardhurat e tyre mujore. Nga të dhënat, shohim se pothuajse gjysma e të anketuarve ose e shprehur në përqindje 46%, kanë deklaruar se familja e tyre përbëhet nga 3 deri në 4 persona. Përqindja më e ulët shkon për familjet me 1 deri në 2 persona, 16% e tyre kanë thënë se janë 1 deri në 2 anëtarë në familjen e tyre dhe 38% janë familje me 5 ose mbi 5 pjestarë.

Referuar sasisë së përgjithshme të të hyrave mujore në familjet shqiptare shohim se të dhënat nuk paraqiten aq pozitive, duke qenë se shpezimet janë në rritje e gjithashtu duke marrë parasysh dhe madhësinë e familjes. Rreth 31% e të anketuarve janë shprehur përmes anketës se të ardhurat e tyre mujore shkojnë në 30 mijë lekë dhe vetëm 9% e tyre kanë të ardhura mujore mbi 100 mijë lekë. Nga të dhënat po ashtu shohim se më pak se një në katër persona ose e shprehur në përqindje 22% e të pyeturve kanë thënë se të ardhurat e tyre mujore prekin vlerën e 31 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Rreth 27% deklaruan të kenë të ardhura familjare midis 50 mijë lekë deri në 70 mijë lekë dhe 12% thanë se kanë të ardhura deri në 100 mijë lekë. Theksojmë se 11% e persona të anketuar kanë hezituar të përgjigjen për këtë pyetje.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tkurret popullsia e vendit në T1 2021. Vdekjet “kërcënojnë” lindjet duke i tejkaluar ato me 3 651 persona

Postimi mëparshëm

23% e shqiptarëve në prag të varfërisë, instat publikon të dhënat e 2019-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.