Raporte

Aftësia digjitale, Shqipëria e 48-ta në botë/ Raporti i “WILEY”: Grumbullojmë 5.2 pikë duke lënë pas vendet e rajonit

0

“WILEY”, komuniteti i kërkimit shkencor, i fokusuar kryesisht në risitë digjitale dhe inovacionin, ka publikuar së fundmi “Indeksin e Hendekut të Aftësive Digjitale”. Edhe pse nën ndikimin e pandemisë, ekonomitë në ditët e sotme kanë një mjet shumë të rëndësishëm që u lejon atyre rikuperimin. Kjo lidhet me teknologjinë dhe aftësitë digjitale që mund të kenë shtetet për të nxitur ekonominë digjitale pas pandemisë. Raporti tregon se kjo mund të jetë një mënyrë e cila do t’i ngrejë ekonomitë në mënyrë të barabartë. Ky indeks rendit 134 ekonomi bazuar në një mori treguesish globalë, të cilët pasqyrojnë se sa e avancuar dhe e përgatitur është një ekonomi sa i përket aftësive digjitale. Këto aftësi shihen si të nevojshme për rritje të qëndrueshme. Shtyllat në të cilat mbështetet indeksi për të arritur në rezultatin përfundimtar janë: përputhja e nevojave të punëdhënësit dhe aftësive të punonjësve, hendeku gjinor sa i përket aftësive digjitale si dhe kërkimet akademike mbi teknologjinë.

Indeksi i Hendekut të Aftësive Digjitale, 2021

Ky indeks mes të tjerave rendit dhe vendin tonë. Shqipëria pozicionohet në vend të 48-të mes 134 ekonomive në total, duke grumbulluar 5.2 pikë nga 10 pikë në total. Krahasuar me vende e rajonit, duket se Shqipëria i’a ka dalë më mirë se fqinjët të kapërcejë hendekun midis aftësive digjitale dhe kërkesës për aftësitë digjitale. Në rajon, më mirë pas vendit tonë, renditet Mali i Zi në vend të 57-të, ndjekur nga Maqedonia e Veriut në vend të 63 dhe Serbia në vend të 64-ët. Më keq në renditje pozicionohet Bosnje Hercegovina, në vend të 114-të. Përtej vendeve të rajonit, në vend të parë me performancën më të mirë, qëndron Singapori, ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Finlanda.

Indeksi i Hendekut të Aftësive Digjitale, Shqipëria

Indeksi i Hendekut të Aftësive Digjitale, Vendet e Rajonit

Indeksi i Hendekut të Aftësive Digjitale, 2021

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekonomia shqiptare, e 123-ta në botë, – Raporti global WELT: Ne dekadën në vijim do të humbasë pozicione

Postimi mëparshëm

Sa fiton biznesi shqiptar? Rreth 2 mld euro në vit normal, por me pandeminë “avulluan” 450 milionë euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.