Ekonomi

Afati i përfundimit të disa akseve kryesore, – “Lumi i Vlorës” në maj 2022, “Thethi” në 65%, varet nga moti

0

Më parë “Scan Intelligence Unit” ka trajtuar akset rrugore si Rruga e “Arbrit”, aksi “Kardhiq-Delvinë” dhe aksin “Qukës- Qafë Plloçë” akse të cilat janë në mbikqyrejn e ARRSH-së dhe pritet të mbarojnë në vitin që vjen, për të kuptuar si është progresi i punimeve dhe kur dorëzohen si vepra.

Këtë herë “Scan Intelligence Unit” ka siguruar të dhëna për sa i përket akseve rrugore të cilat janë në mbikëqyrjen e FSHZH-së (Fondi Shqiptar i Zhvillimit). Në raport përfshihen 26 akse rrugore, ku në pjesën më të madhe janë kryer më shumë se gjysma e punimeve dhe vetëm 3 prej tyre kanë përfunduar plotësisht.

Rrugë të cilat konsiderohen të rëndësishme si për nga shkurtimi i kohës së udhëtimit dhe siguria cilësohet rruga e Lumit Vlorë dhe ndërtimi i Unazës Berat, në të cilat janë zhvilluar 55% e punimeve. Sipas FSHZH-së, rruga e Lumit Vlorë pirtet të përfundojë në Maj të 2022 dhe Unaza e Beratit nuk ka një afat përfundimtar.

Rikonstruktimi i rrugës Qafë Thore-Theth, e cila bën të mundur aksesimin e një prej zonave turistike më të vizituara të veriut që është Thethi, ka një përqindje realizimi deri tani pranë 65%. Përfundimi i kësaj rruge është në varësi të kushteve atmosferike, pasi në qershor kanë rifilluar punimet.

Gjithashtu një ndër rrugët që FSHZH ka në mkikëqyrje është dhe rruga e Vendit të Shenjtë në Malin e Tomorrit, punimet e të cilës kanë arritur në fazën 70%. Afati i përfundimtar, sipas FSHZH është në fund të muajt nëntor 2021.

Rrugë të cilat janë në përfundim të punimeve, sipas afatit përfundimtar të përcaktuar nga FSHZH janë: rikonstruksioni i rrugës Bënçë-Lekdush, rikonstruksioni i rrugës 'Iljaz Kosova' Elbasan, rikonstruksioni i rrugës Kuç-Gusmar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shifrat e transportit, larg nivelit të para krizës. 19% më pak pasagjerë në rrugë ajrore se në qershorin e vitit 2019

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, më të diskriminuarit në Britani! 9 në 10 shqiptarë të dënuar, deportohen. “Siu” siguron shifrat zyrtare nëpërmjet “The Guardian”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.