Raporte

868 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në BE! Shifra në rënie me 4.83% krahasuar me vitin 2014

0

Janë 868 mijë shqiptarët të cilët kanë leje qëndrimi në një prej veneve të Bashkimit Europian, deri në fund të vitit 2019-ës, tregojnë të dhënat më të fundit të publikuara nga zyra europiane e statistikave (EUROSTAT). Kjo shifër na vendos në vendin e 6-të në botë, duke zënë rreth 4% të totalit të lejeve të qëndrimit të lëshuara nga autoritetet europiane.

Për vitin 2019, shifrat sinjalizojnë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve me leje qëndrimi, më saktësisht 90.8% e totalit është e përqëndruar në vetëm dy shtete: Italia në vend të parë, dhe Greqia. Gjermania mbyll treshen, me 43 mijë leje qëndrimi në total për shqiptarët, çka përkthehet në 4.9% të totalit.

Gjatë 3 viteve të fundit, stoku total i lejeve të qëndrimit për shqiptarët në Bashkimin Europian ka qenë thuajse konstant, me luhatje minimale, ndërkohë që po të shkojmë disa vite pas, deri në 2014-ën, kur edhe Eurostat ka të disponueshme statistikat, ky numër ka qenë ndjeshëm më i lartë. Në vitin 2014 ishin rreth 910 mijë lejet e qëndrimit për shqiptarët në bashkimin Europian, ose rreth 4.8% më të larta se 2019. Asokohe, Shqipëria ishte në vendin e 3-të në Botë. Kjo tendencë nuk shpjegohet vetëm me luhatjet në tendencën për të emigruar, por edhe me faktin se me kalimin e viteve, shqiptarët me dokumenta të rregullta qëndrimi, pajisen me nënshtetësi në vendet ku jetojnë dhe punojnë, duke dalë nga këto statistika.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia, si ka ndryshuar tregtia e jashtme? Izraeli, Kosova, lindja, Afrika, ushqimet, peshku, ilaçet, rrjedhoja të krizës

Postimi mëparshëm

36% e pagamarrësve, me pagë minimale. 251 mijë individë paguhen me 30 mijë lekë në muaj, shërbimet dhe tregtia zënë peshën më të madhe

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *