Barometri Ekonomik

57% e shqiptarëve, kundër vaksinimit të detyrueshëm/ 35% janë plotësisht kundër, vetëm 23% janë plotësisht dakord

0

Vaksina anti-covid, si dhe debatet mbi vaksinimin e detyruar, kanë qenë dhe vijojnë të jenë temat më të diskutuara të kohëve të fundit. Risi e Barometrit Ekonomik Scan për edicionin e tretë është pyetja drejtuar të anketuarve mbi vaksinimin kundër COVID-19. Të anketuarit janë pyetur rreth mendimit që ata kanë mbi vaksinimin e detyrueshëm për çdo person të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. 57% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë dakord. Kjo shifër përfshin 35% të të anketuarve që janë plotësisht kundër dhe 22% e të anketuarve që janë më së shumti kundër. Nga ana tjetër 43% e të anketuarve janë shprehur se janë dakort me këtë pohim. Gjithashtu kjo shifër përmban brenda saj 23% e të anketuarve që janë plotësisht dakort me pohimin se vaksina kundër COVID-19 duhet të bëhet e detyrueshme dhe 20% që janë më së shumti dakord. Po t`i vendosim dy skajet ekstreme kundër njëra tjetrës, pra plotësisht kundër, kundrejt plotësisht dakord, shohim se janë më të shumtë në përqindje të anketarit që janë plotësisht kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Sa dakord jeni me pohimin: Vaksina kundër COVID-19 duhet të bëhet e detyrueshme, pra të vaksinohet çdo person që është 18 vjeç e sipër?

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kriza e çmimeve anashkalon Shqipërinë/ Inflacioni në BE, 4.4%, në Shqipëri sipas Eurostat, 2.5%, norma e 4-t më e ulët në Europë

Postimi mëparshëm

Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.