Studime

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh

0

“Scan Intelligence Unit” ka kryer një tjetër analizë në lidhje me kandidatët që janë sipërmarrës, por kësaj here janë marrë në analizë vetëm deputetët që do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm që fillon punimet në shtator. Analiza është bazuar në numrin e deputetëve që janë sipërmarrës kundrejt totalit të deputetëve fitues të secilit qark për dy subjektet politike kryesore.

Sipas filtrave të përdorur nga “Scan Intelligence Unit” rezulton se, nga 140 deputet që përbëhet parlamenti shqiptar, 24 prej tyre gezojnë statusin e sipërmarrësit. Përkthyer në përqindje do të thotë se, 17% e deputetëve të parlamentit të ri janë sipërmarrës. Përkatësisht 9 deputet sipërmarrës nga listat e PS, 14 nga listat e PD dhe 1 nga lista e LSI. Për PSD, pavarësisht se arriti të fitonte 3 mandate, asnjëri prej tyre nuk rezulton nga bota e biznesit. 17% e deputetëve sipërmarrës përbëhet nga : 6.42% për Partinë Socialiste, 10% për Partinë Demokratike dhe 0.71% për Lëvizjen Socialiste Për Integrim.

Kështu, për Partinë Socialiste, qarku ku numri i deputetëve fitues por që janë dhe sipërmarrës, rezulton të jetë qarku i Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit. Këto qarqe rezultojnë me nga 2 mandate deputetësh fitues sipërmarrës sipas filtrave që “Scan Intelligence Unit” ka përdorur. Qarqe si Tirana, Korça dhe Gjirokastra regjistrojnë nga 1 mandat deputeti. Kujtojmë që për qarkun e Tiranës, “Scan Intelligence Unit” ka arritur të indentifikojë 9 kandidatë sipërmarrës në lista, ku mesa duket vetëm njëri prej tyre ja ka dalë të bëhet pjesë e Parlamentit të ri. Për qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës “SIU” ka arritur të indentifikojë 4 kandidatë sipërmarrës, por vetëm dy prej tyre kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit. Përkatësisht 1 deputet sipërmarrës për qarkun e Korçës dhe 1 për Gjirokastrën. Në qarqe si Elbasani, Fieri, Lezha, Kukësi, Dibra dhe Berati nuk rezulton asnjë nga deputetët që ka fituar mandatin dhe të jetë sipërmarrës, pavarsisht se në listat e këtyre qarqeve kandidatët për deputet që janë sipërmarrës nuk mungonin.

Për sa i përket listave të Partisë Demokratike, si qarqe me numrin më të lartë të deputetëve që rezultojnë sipërmarrës është qarku i Tiranës dhe ai i Elbasanit me 3 mandate deputetësh sipërmarrës. Vlora dhe Berati regjistrojnë nga 2 mandate deputetësh sipërmarrës për secilën prej tyre. Kujtojmë se në qrkun e Vlorës rezultonin 7 kandidatë sipërmarrës dhe në qarkun e Beratit 3 kandidatë sipërmarrës. Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Kukësi ndajnë të njëjtin numër deputetësh që rezultojnë sipërmarrës, 1 deputet sipërmarrës për secilin nga 4 qarqet. Qarqet si Lezha, Korça, Dibra dhe Gjirokastra nuk kanë arritur të sigurojnë një mandate deputeti sipërmarrës, ndonëse në listat e këtyre qarqeve ishin të pranishëm.

Nëse do të bënim një mesatare për të dy subjektet që folëm më lart, dalim në përfundime se për Partinë Demokratike rezultojnë 27% e deputetëve fitues për 12 qarqet që janë sipërmarrës. Ndërsa për Partinë Socialiste rezultojnë 14% e deputetëve fitues për të 12-të qarqet që gëzojnë statusin sipërmarrës. Duke qenë se në listat e kandidatëve, për PD përfaqësimi nga bota e biznesit ishte rreth 20%. dhe për PS në rreth 18%, rezultatet tashmë na tregojnë se biznesmenët nga Partia Demokratike kanë qenë më eficentë se ata nga Partia Socialiste.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak nxënës të regjistruar në 2019. Bie përqindja e nxënësve përsëritës dhe atyre që largohen para kohe

Postimi mëparshëm

Cilësia e ujit në plazhe në Shqipëri brenda direktivave të Europës, megjithatë përkeqësohen ujërat e liqeneve dhe lumenjve gjatë 2020-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.