COVID-19

12% më shumë vdekje këtë vit Instat: Në 9-mujorin e këtij viti, mbi 1800 humbje jete më shumë se vjet, Tirana, rekord

0

Raportimi i vdekjeve si pasojë e Covid-19 dhe klasifikimi i tyre “nga Covid” apo “me Covid” ka qenë dhe mbetet një debat i vazhdueshëm në thuajse çdo cep të globit. Por, për t`i dhënë fund këtij debatit, hyjnë në “lojë” statistikat, pasi shifrat, rrallëherë gënjejnë. Krahasimi i shifrave të humbjes së jetëve gjatë muajve të pandemisë me vitet e kaluara shërben si indikatori më i mirë për të matur efektin e virusit në humbjet e jetëve të njerëzve. Të dhënat më të fundit të institutit të statistikave në vendin tonë sa i përket treguesve demografikë tregojnë se numri i vdekjeve është rritur me rreth 25% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit, Shqipëria raporton rreth 6294 vdekje, nga 4989 në tremujorin e dytë të viti dhe nga rreth 6115 të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht se instituti i statistikave paralajmëron qysh në krye të raportit se treguesit mund të mos reflektojnë në mënyrë tërësisht të saktë realitetin për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi, ato shërbejnë si një indikator mbi impaktin e pandemisë në humbjet e jetës. Tremujori i tretë i vitit rezulton të jetë i 6-ti rekord historik sa i përket numrit të lartë të vdekjeve për një tremujor. Po të krahasojmë 9 muajt e këtij viti, kur pandemia ka mbizotëruar në pjesën më të madhe, me 9 muajt e së njëjtës periudhë të një viti më parë, Shqipëria numëron rreth 1882 vdekje më shumë.

Po të shohim të dhënat, Tirana, qarku që ka pasur edhe rastet më të shumta të infeksionit si pasojë e virusit sars-cov-2, regjistron edhe rritjen më të madhe të vdekjeve, duke prekur rekord historik, çka sinjalizon se rritja e ndjeshme e vdekjeve në vend është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pandemisë.

Gjatë 9 muajve të këtij viti, pjesa më e madhe e të cilëve ka kaluar nën emergjencë, rezultojnë edhe më pak lindje se e njëjta periudhë e një viti më parë, ç`ka sinjalizon një ulje të ndjeshme të shtesës natyrore në vendin tone.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si janë rritur çmimet e ushqimeve ndër vite – Frutat dhe perimet janë dyfishuar, “injorojnë” edhe inflacionin

Postimi mëparshëm

Remitancat u rritën me 6.5% në 2019, jemi të parafundit në rajon, me “vetëm” 343 euro për frymë

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *